Kamionët e Gjermanisë dominojnë tregun amerikan
Daimler ka shitur 50,000 kamionë të modelit të tij Freightliner New Cascadia në SHBA që nga fillimi i prodhimit të tij në janar të 2017-ës.
Cascadia jubilar është shitur në Klermont në Karolinën Veriore për një kompani që tashmë ka 550 Freightliners, duke përfshirë 120 Cascadia të reja.
Cascadia e re është kamioni më i suksesshëm i klasës së tetë Daimler në tregun e Amerikës së Veriut dhe gjermanët vazhdojnë të ndjekin trendet, transmeton ksp.
Daimler para një muaji paralajmëroi një test të një versioni plotësisht elektrik Freightliner eCascadia.
Me markat e saj Freightliner dhe Western Star, kamionët Daimler janë lider i padiskutueshëm në tregun amerikan me një pjesë prej rreth 40 për qind në klasën e mesme dhe të rëndë.