Kjo është vetura që kushton 5 milionë euro (Foto)

Kjo është vetura që kushton 5 milionë euro (Foto)

Bugatti “kërcënonte” se do të krijonte një model më radikal sesa Chiron dhe ia ka arritur qëllimit.

Bugatti Divo është krijesa e re dhe kushtoi plot 5 milionë euro, gati sa dyfishi i Chiron-it. Themi “kushtoi” pasi të 40 makinat që u prodhuan, janë shitur tashmë.

1500 kuaj fuqi, me aerodinamikë të re, më e lehtë dhe me më shumë “muskuj”, sidomos në pjesën e pasme të saj, Divo është fantastik.

Por, pavarësisht këtyre, Divo nuk është më i shpejtë sesa Chiron. Shpejtësia maksimale e tij është 380 km/h, ndërsa ajo e Chiron është 420 km/h. /TCh

Shpërndaje në: