Ja pse duhet të pini çaj kamomil
Kamomili është një bimë me lule të butë e të bardhë e cila na qetëson, relakson, dhe kuron stomakun, por edhe shumë më tepër.
Në vend të parë janë sigurisht problemet e stomakut të cilat kamomili i zgjidh brenda pak çastesh. Çaji i kamomilit përveç se e përmirëson tretjen, ndihmon edhe në eliminimin e të përzierave të mëngjesit në shtatzani.
Fashat a kamomilit mund ta përshpejtojnë shërimin e plagës. Kamomili përdorej për këtë qëllim qysh prej Greqisë antike, Romës dhe Egjiptit.
Kamomili ka veti antioksidante dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, ndërsa në anën tjetër mund ta ngrejë atë në rast të hipoglikemisë.