Galaxy Note 9 modeli i ri, vije në Shqipëri
Galaxy Note 9 vjen në Shqipëri. Bateria super rezistente 4 mijë milli-Ampere per hour , kamera e teknologjisë më të fundit, supermemoria dhe shpejtësia e garantuar, siguron përdorimin pa ndalim gjatë gjithë ditës.
Memoria e brendshme ofrohet me dy opsione mes 128GB dhe 512GB ndërsa karta microSD, mund të arrijë gati në 1Terra Bajt.
Procesori 10 nanometër jep suportin e duhur duke arritur deri në 1.2 gigabit për sekondë duke krijuar mundsësinë e transmetimit pa u ngadalësuar. E gjitha e mbështetur në një sistem ftohje lider në treg.
Lapsi S Pen sigurisht është veçoria dalluese e serisë Note. Tani me mbështetjen e Bluetooth Low Energy me vetëm një klikim, mund të bëni selfie-dhe fotot në grup.
Kamera inteligjente përshtat dritën por dhe klasifikon automatikisht foton në një nga 20 kategoritë. Teknologjia e re siguron zbulimin e të metave, duke sugjeruar përmirësimin e fotos e cila vazhdon me një Kamera me teknologji të avancuar.
Galaxy Note9 është plotësuar nga altoparlantë stereo dhe me aftësi për të shpërndarë audio. Nga telefoni i ri mundësohet lidhja me një desktop, madje të shërbejë si një ekran i dytë plotësisht funksional.