Imazhet tmerruese të bakterieve që ndodhen në celularët tanë
Imazhet tmerruese na tregojnë se si telefonat tanë celularë përmbajnë bakterie 10 herë më shumë se WC-ja. Studimet më të fundit tregojnë nivelin shqetësues të bakterieve që përmbajnë telefonat celularë, sidomos ekrani i tyre, por jo vetëm edhe mbrojtësja e telefonit apo butoni i kyçjes së tij janë të mbushur me mijëra mikroorganizma, shkruan Bordo.al.
Shumica e njerëzve nuk e pastrojnë kurrë telefonin e tyre. Kërkime u bënë për iPhone 6, Smasung Galaxy 8 dhe Google Pixel për të testuar nivelein e bakterieve që përmbajnë.Te të tre telefonat u vu re se ekrani përmbante nivelin më të lartë të baktereve. Dr.Shirin Lakhani na shpjegon se si nivelet e larta të bakterieve që ndodhen në telefonat tanë celularë ndikojnë në problemet e lëkurës. ‘Smartphonet tanë janë një burim I madh infeksioni për lëkurën, kryesisht aknet,’ shpjegon ajo.
Përzierja e baktereve mikroskopike që gjenden në ekranin e celularit tuaj me yndyrën e lëkurës dhe makijazhin plus nxehtësia e telefonit bën që bakteriet të shtohen. Kjo bën që poret e lëkurës të mbyllen duke shkaktuar kështu inflamacion dhe akne. Për të shmangur këto problem përdorni kufje për të folur në telefon dhe pastrojeni rregullisht telefonin me alkol që të heqë bakteriet para se ta përdorni.