Ky shtet do t’i përdorë dronët për të ndaluar vjedhjen e lopëve
Nigeria ka vendosur që të aktivizoi dronët për të penguar vjedhjen e lopëve.
Komisioneri për këtë çështje, Oluremi Omoëaiye ka thënë se dronët do të iu ndahen fermerëve të cilët do t’i përdorin për të ndjekur lëvizjet e bagëtive të tyre nëpër zona përreth.
Në Nigeri thuhet të jenë krijuar armiqësi mes barinjve dhe fermerëve, pasi që thuhet se barinjtë po qëndrojnë prapa shumë vjedhjeve të lopëve.
Madje thuhet se për këtë sherr në 10 vitet e fundit ka patur mijëra të vdekur. Shteti ka vendosur që në këtë mënyrë të luftojë përplasjet duke bërë që me dronë të krijojë siguri për bagëtitë.