Veprimet në krevat që mund t’ua shkatërrojnë marrëdhënien

Veprimet në krevat që mund t’ua shkatërrojnë marrëdhënien

Nuk ka asgjë më të mirë pas një ditë të lodhshme se sa të shtrihesh në shtratin e gjumit.

Ndërsa disa prej nesh i zë gjumi direkt, ka të tjerë që ara se të mbyllin sytë lexojnë ndonjë libër ose shikojnë televizor.

Por, pikërisht këto metoda mund të jenë shkatërruese për parterin i cili mund të jetë duke u munduar që të flejë në qetësi.

Një studim i ri nga një kompani dyshekësh ka zbuluar gjërat dhe veprimet që irritojnë më shumë meshkujt dhe femrat në krevat dhe të gjithë ndoshta jemi nga pak fajtorë.

Vendin e parë si veprimi më acarues brenda dhomës së gjumit, për të cilin bien dakord dy gjinitë është kur partneri fillon të diskutojë me ju në krevat.

Kjo është vërtet e bezdisshme dhe nuk duhet shumë argumente për t’na bindur që kjo është vërtet e keqe dhe duhet shmangur me çdo kusht kur jeni në krevat.

Vendin e dytë si gjëja më acaruese është kur partneri ‘vjedh’ mbulesën e llogaritur për t’ju mbuluar të dyve dhe për këtë më të shqetësuara ishin gratë.

Vendin e tretë e zë biseda në telefon ndërkohë që në anën tjetër keni partnerin, ky ishte shkaktari që mërzit më shumë çiftet.

Gjëja e katërt problematike ishte gërhitja, e cila shqetësonte 54% të femrave dhe 46% të meshkujve./JOQ.al

 

Shpërndaje në: