OKB paralajmëron për epideminë e re të kolerës

OKB paralajmëron për epideminë e re të kolerës

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot mundësinë e një “vale të tretë” të epidemisë së kolerës në Jemen, dhe zëdhënësi i kësaj organizate, Stefan Dzhizarik, ka thënë se ka një numër në rritje të rasteve të dyshuara me këtë sëmundje.

Sipas tij, 1.1 milion raste të dyshuara dhe më shumë se 2.300 vdekje janë raportuar në Jemen që nga prilli 2017.

Dzhizarik tha se organizatat humanitare po përpiqen të shmangin sëmundjet dhe mbi 385.000 njerëz janë vaksinuar në gusht kundër kësaj sëmundje infektive. Siç tha ai, në maj, rreth 275.000 qytetarë të Adenit në jug të Jemenit u vaksinuan.

Kolera merret me futjen e ushqimit ose pijeve të infektuara, andaj organizatat humanitare vazhdojnë të furnizojnë me ujë, materiale sanitare dhe higjienike institucionet shëndetësore.

Shpërndaje në: