Pasqyrë biometrike: Reflektimi i të metave në Inteligjencë Artificiale
Intelegjenca Artificiale që rangon përdoruesit sipas vetive fizike dhe të personalitetit është zhvilluar në Universitetin e Melburnit dhe Galerisë të Shkencave të Melburnit, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Pasqyra biometrike i krahason fotografitë nga një databazë në të cilën i kanë të postuara mendimet e tyre personale rreth 10,000 njerëz lidhur me vetitë fizike të të tjerëve.
Projekti është i dizajnuar me qëllim që të ngritë vetëdijen rreth të metave dhe mangësive të inteligjencës artificiale – algoritma merr vendime duke u bazuar në mendimet e njerëzve të tjerë, jo në fakte – duke dëshiruar kështu që të fillohet një debat për mënyrën se si përdoret IA.