Truri ndjen për herë të parë një dorë artificiale

Truri ndjen për herë të parë një dorë artificiale

Për herë të parë truri i njeriut ka arritur të ndjejë një dorë artificiale sikur të ishte tija, falë një teknike inovative që e gënjen duke kombinuar simulimet e shikimit dhe të prekjes me realitetin virtual, falë një bashkëpunimi të Politeknikut “Gemelli di Roma”, me Politeknikun e Lozanës dhe Shkollën e Superiore “Sant Anna” në Piza, si dhe të publikuar në revistën shkencore “Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry”

Studiuesit kanë punuar për të riprodhuar në mënyrë simultane tek pacientët ndjesinë që shkaktohet nga shikimi dhe nga prekja kur shihet dhe kapet një objekt, në mënyrë që truri i tyre ta ndjejë protezën sikur të jetë e tij.

“Kemi simuluar me prekjen një nerv periferik të pjesës së prerë në mënyrë që të përçohen informacionet e prekjes dhe që të duket sikur po ndihet nga dora robot”, shpjegon koordinatori i kërkimit, Silvestro Micera.

Në të njëjtën kohë dy pacientët mbanin syze me realitet virtual, që i tregonte gishtin e dorës robot që ndizej pikërisht në çastin kur jepej simuli i prekjes.

“Falë këtij simulimi të kombinuar mes shikimit dhe prekjes, dy personat jo vetëm i kanë ndjerë protezat sikur të jetë dora e tyre e më parshme, por kanë perceptuar edhe dorën e tyre si të tërë dhe jo të kufizuar sikurse u ndodh zakonisht atyre që u pritet dora”, thekson Micera.

Shpërndaje në: