Këto janë dëmet që shkaktojnë pijet e gazuara
Ata thonë se pirja e më shumë se dy gotave në ditë pijesh të gazuara mund të rrisë rrezikun për shfaqjen e diabetit.
Pijet e gazuara nuk preferohen as për ata që duan të mbajnë dietë, për shkak se sipas studimit ato na bëjnë të ndihemi më të uritur, duke na shtyrë kryesisht drejt çokollatave. Shkencëtarja Josefin Lofvenborg tha se “pijet e gazuara stimulojnë oreksin dhe çojnë në fitimin e peshës”.