7 gabimet që bëjmë me bojën e flokëve

7 gabimet që bëjmë me bojën e flokëve

Lyerja e flokut është një nga veprimet që ndihmojnë për të pasur një ndryshim në pamjen e jashtme. E rëndësishme është që boja të qëndrojë sa më gjatë duhet të kujdesemi ne të mos bëjmë gabimet që ndikojnë në shpërlarjen e shpejtë të bojës.

Ditëve të verës po i vjen fundi, ndaj gjëja e parë që duhet të bëni pas plazhit është një prerje dhe trajtim floku që do t’u rikthejë shkëlqimin dhe butësinë. Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, temperaturate e larta, kripa e detit kanë dëmtuar jo pak flokët tuaj, ndaj një lyerje e prerje në fillim të vjeshtës është gjithmonë një MUST në rutinën tuaj. Por sigurohuni të mos bëni gabimet e mëposhtme:

Mos i lani flokët menjëherë ditën që keni lyer flokët

Prisni të paktën deri në 72 orë. Prisni deri në tre ditë që shtresa e kutikulave të mbyllet plotësisht, dhe të përthithë molekulat e bojës.

Mos i lani flokët më shpesh se dy javë. Armiku më i keq kundër bojës së flokëve është uji. Pasi të keni larë më shampo flokët, lini që uji të rrjedhë vetëm për disa minuta në flokë, pra jo për shumë gjatë.

Uji i nxehtë dëmton shtresën e jashtme të kutikulës, e kjo është një nga arsyet më të zakonshme që lidhet me zbehjen e ngjyrës. Sa më i nxehtë të jetë uji që shpëlani flokët aq më shpejtë do të zbehet ngjyra.

Përdorni gjithmonë një balsam pasi flokët e lyer me shumë gjasa janë më të brishtë dhe të thatë. Balsami ndihmon në krijimin e një pengese mbrojtëse, e cila mund ta pengojë ngjyrën tuaj të shpëlahet shpejt.

Thajini mirë me peshqir, para se të përdorni tharësen e flokëve.

Aplikoni gjithmonë një sprajt kundër nxehtësisë para se të përdorni mjete të nxehta si pjastra e masha për të stiluar flokët.

E fundit por jo më pak e rëndësishme për shëndetin e flokëve tuja, sigurohuni që të kalojnë gjashtë javë nga lyerja para se të lini një takim tjetër në sallonin e bukurisë./LIVING

 

Shpërndaje në: