Ekspertët tregojnë se sa herë duhet të masturbojnë meshkujt për ta evituar kancerin
Një studim i ri ka diçka interesante për të thënë për aktivitetin e preferuar të meshkujve para dushit: masturbimi i shpeshtë mund ta zvogëlojë dukshëm rrezikun e mashkullit për të zhvilluar kancer të prostatës.
Por, çfarë konsiderohet si masturbim i shpeshtë? – transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtimeve të fundit nga Universiteti i Harvardit, meshkujt që kanë 21 ose më shumë orgazma në muajt mund t’i zvogëlojnë deri në 33% rreziqet për ta zhvilluar këtë formë kanceri.
Për të arritur në këtë konstatim, hulumtuesit i kanë anketuar 31,925 meshkuj. Pas kësaj, ekipi hulumtues i ka monitoruar pjesëmarrësit për 18 vjet dhe vazhdimisht iu ka dërguar pyetësorë të ndryshëm.
Kështu, ata zbuluan se meshkujt që gjatë këtyre vjetëve kishin masturbuar më shpesh kishin qenë të ndërlidhur me shkallë më të ulët të zhvillimit të kancerit.
Pavarësisht këtij hulumtimi dhe studimeve të shumta që e kanë nxjerrë të njëjtin përfundim, ekspertët ende nuk janë plotësisht të sigurt se përse orgazmat janë çelësi për një shëndet më të mirë.
Disa prej këtyre ekspertëve besojnë se ejakulimi mund t’i largojë toksinat dhe bakteret, të cilat pa ejakulim do të mblidheshin në prostatë.