Vizitat në qytetet e mëdha evropiane, krahasohen me pirjen e 1 deri 4 cigareve

Vizitat në qytetet e mëdha evropiane, krahasohen me pirjen e 1 deri 4 cigareve

Një fundjavë në qytetet e mëdha evropiane mund të ketë të njëjtat ndikime shëndetësore si të konsumimit të një apo edhe katër cigareve. Kjo për shkak të ndotjes se lartë të ajrit që mbizotëron në këto qytete.

Kështu të paktën po thotë Shoqata Europiane e Transportit dhe Mjedisit,  e cila krahasoi ndotjen e grimacave të imëta te dhjetë qyteteve më të vizituara të Evropës këtë verë me në numrin e cigareve të tymosura.

Rezultati doli të jetë i njëjtë.

Stambolli dhe Praga dolën në krye të kësaj liste – ku vizita në këto qytete për katër ditë do të kishte të njëjtin ndikim në mushkëritë e juaja si të konsumonit katër cigare, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Fundjavat e gjata të kaluara në Dublin dhe në Barcelonë, ndërkohë, ishin ekuivalent me pirjen e një cigare.

Ndërkohë disa ditë në Milano do të kishin të njëjtin efekt në shëndetin e vizitorëve sa pirja e tre cigareve, krahasuar me 2.75 në Londër dhe dy cigare në Romë dhe Vjenë.

Shpërndaje në: