VW Up me 150 kuaj fuqi

VW Up me 150 kuaj fuqi

Për ata që nuk janë të kënaqur me forcën prej 115 kuaj fuqish, shtëpia tuner B&B Automobiltechnik ka ofruar dy nivele të përmirësimit për VW Up! GTI.

Më i fuqishmi Up! në versionin e parë, mori një shtesë prej 21 kuaj fuqi (16 KW), dhe motori ekzistues benzinë me 1,0 litra TSI me turbombushës siguron 136 kuaj fuqi. Në Gjermani, për këtë opsion duhet shtuar 998 euro.

Në variantin e dytë, injektimi i fuqisë është 32 kuaj fuqi (24 kW), që jep një total prej 147 kuaj fuqi (108 kW). GTI e gjeneratës së tretë në versionin standard kishte një motor prej 150 kuaj fuqi. Kjo kënaqësi pronarit të makinës do t’i kushtojë 1.498 euro.

VW Up i ri më i fuqishëm GTI tani përshpejton nga 0-100 km/h për 7.9 sekonda, i cili është për një sekondë më i shpejtë se modeli i rregullt me 115 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësia maksimale është rritur nga 196 km në 210 km/h.

Ndryshe, VW Up i rregullt GTI në Gjermani kushton 16.975 euro.

Shpërndaje në: