Kujdes, këto gjëra dëmtojnë fytyrën tuaj

Kujdes, këto gjëra dëmtojnë fytyrën tuaj

Por, shumë prej tyre kanë efekte anësore e madje janë të dëmshme për lëkurën.

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre që nuk duhet t’i vendosni në fytyrë, transmeton Klan Kosova.

Sprej për flokë: Ju mund të keni dëgjuar diku se spreji për flokë do të ndihmojë që grimi juaj të qëndrojë, por ajo kurrë nuk duhet të aplikohet në fytyrën tuaj , sepse ai përmban llaqe dhe alkool që do të thajë lëkurën tuaj duke shkaktuar lëkura juaj  pos që të bëhet më e thatë, edhe ju të dukeni më e vjetër. Spreji për flokë ka gjithashtu përbërës që mund të irritojë lëkurën tuaj, duke e lënë atë të kuqe dhe me puçrra.

Deodoranti: Vetëm për shkak se deodoranti nuk lejon  që ju të mos djersiteni, nuk do të thotë se duhet të spërkatni atë mbi çdo zonë të fytyrës tuaj me shpresën që mund të mbajë fytyrën tuaj të thatë në ditë të nxehta vere ose që mund të ju ndihmojë që grimi juaj të qëndrojë ashtu si duhet. Ju dëshironi që lëkura juaj të jetë në gjendje të marrë frymë dhe ju nuk keni nevojë për të ndaluar atë.

Ngjyra e flokëve: Nëse ju ngjyrosni flokët tuaj rregullisht dhe doni që vetullat tuaja të shkojnë me ngjyrën e flokëve tuaja, përdorni një ngjyrues me bazë të perimeve ose lyeni vetullat tuaja me ngjyrë që është pikërisht për këtë punë por asesi me ngjyrë të flokëve, sepse formula e ngjyrës së flokëve është më e ashpër. Ngjyra e flokëve mund të jetë shumë irrituese për lëkurën rreth zonës së syve tuaj dhe mund edhe të bëjë që sytë tuaj të djegin ose të lotojnë.

Shamponi: Të njëjtit përbërës që janë në shamponin që e përdorni për të pastruar flokët tuaj, nuk janë të njëjtit që duhet të përdorni për të pastruar lëkurën tuaj. Shampotë janë prodhuar për të pastruar flokët tuaj  por nuk janë të dizajnuar për t’u marrë me molekulat delikate të lëkurës tuaj. Nëse keni larë fytyrën tuaj me shampon, atëherë fytyra juaj do të përfundojë e thatë dhe e krisur.

Llaku i thonjve: Dëshironi ta ngjyrosni fytyrën tuaj për festën e Halloëeen me llak të thonjve? Kjo është gabim pasi llaku i thonjve ka molekula që aktualisht e thajnë lëkurën tuaj.Nëse dëshironi të ngjyrosni fytyrën tuaj me ndonjë rast, përdorni vetëm ngjyrë që është e dizajnuar për ngjyrosjen e fytyrës suaj.

Shpërndaje në: