Doris Pack viziton familjen e veprimtarit Adem Demaçi

Doris Pack viziton familjen e veprimtarit Adem Demaçi

Ish-anëtarja e Parlamentit evropian, njëherësh ish-raportuese për Bosnjën, Doris Pack, ka vizituar familjen e veprimtarit të shquar tashmë të ndjerë, Adem Demaçi, ku është pritur nga anëtarë të kësaj familje.

Lajmi është bërë i ditur përmes një statusi në Facebook nga djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vizitës.

“Na nderoi zonja e madhe Doris Pack si respekt për figurën e Adem Demaçit. E falënderojmë për respektin”, shkruan ai në Facebook, status të cilin e ka shoqëruar edhe me një foto të tij me Pack, të cilës i ka dhuruar librat e veprimtarit të kombit, Adem Demaçi.

Shpërndaje në: