LG G6 nuk do të jetë smartfon modular

LG G6 nuk do të jetë smartfon modular

Sipas uebsajtit kinez ET News, LG G6, i cili duhet të zëvendësojë G5, nuk do të ketë dizajn modular.

Raportohet se, sipas disa burimeve, G6 do të ketë një “strukturë integrale” në vend të asaj modulare, transmeton Koha.net. Kështu, telefoni mund të ngjajë me modelin V20 pa ekran sekondar, më tepër se G5.

ET News thotë se disa nga komponentët e G6 janë “duke u përgatitur” në një dizajn jo-modular.

Ky raport i ri është në kundërshtim me atë që një zyrtar i LG-së ka thënë muajin e kaluar: “kompania LG do të qëndrojë me dizajn modular për telefonin e ardhshëm të avancuar për vitin e ardhshëm”. Pavarësisht kësaj, kompania ka ndryshuar mendimin që nga muaji i kaluar, dhe ajo, në të vërtetë, mund ta lë konceptin modular edhe pse tani për tani nuk është e sigurt asgjë, raporton PhoneArena.

Modular apo jo, LG G6 duhet – sipas ET News – të vijë me “funksione të reja” misterioze të cilat asnjë smartfon tjetër i LG-së nuk i ka pasur më parë, transmeton Koha.net. Nuk ka asnjë informacion se çfarë nënkuptojnë këto funksione, por mendohet se njëra nga këto funksione të reja që mund ta ketë G6: është rezistenca ndaj ujit.

Me siguri se LG G6 mund të paralajmërohet dhe lansohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, rreth një vit pas G5 i cili është zbuluar zyrtarisht në muajin shkurt të këtij viti në ngjarjen MWC 2016.

 

Shpërndaje në: