Spiunohet gjatë testimit Audi RS Q8 i ri
Audi Sport, divizioni përgjegjës për modelet super sportive RS të Audi’së, është duke planifikuar që të zgjerojë vargun e tyre me RS SUV e ri, Q8.
Në fotografitë e spiunuara duket qartë Audi Q8 i ri me pamje shumë më agresive.
Me mbrojtës nga para e pas më sportiv e më i ulët se Q8 standard.
Audi RS Q8 mendohet se do të përdorë motorin e VW Group, 4.0 litërsh Twin-Turbo V8, i cili përdoret edhe nga Lamborghini Urus e Bentley Bentayga.
Më shumë detaje të SUV-it të ri super sportiv Audi RS Q8 nuk janë zbuluar ende.