Shkrini dhjamin e barkut në mënyrë natyrale me këto receta

Shkrini dhjamin e barkut në mënyrë natyrale me këto receta

Shpejtësia me të cilën dhjami akumulohet në zonën e barkut, shkon në përpjestim të zhdrejtë me shpejtësinë që do kjo masë të shkrijë (fatkeqësisht). Megjithatë regjimi i duhur ushqimor e aktiviteti fizik do të përshpejtojnë metabolizmin dhe procesin e aparatit tretës.

Përfshirja e çajrave detoksikues, apo pijeve që pastrojnë organzimin ndihmojnë në këtë proces. Përbërësit e mëposhtëm do të pastrojnë trupin nga toksinat, do të forcojnë sistëmin imunitar dhe do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë.

Përbërësit:

100-200 gr kumbulla
1 filxhan kos pa yndyrnë
1 lugë gjelle fara liri
2 filxhanë me tërshërë
1 lugë gjelle pluhur kakao

Përgatitja:

Ajo që duhet të bëni si fillim është të pastroni kumbullat nga farat dhe t’i lini të ziejnë për 10-15 minuta. Pas kësaj bluani kumbullat në blender dhe pasi të jetë formuar një masë homogjene shtojini në një tas ku me rradhë do të hidhni kosin, tërshërën, farat e lirit dhe pluhurin e kakaos.

Mund ta konsumoni në çast ose ta vendosni në frigorifer e ta hani në mëngjes.

Çaji i ftohtë që shkrin dhjamin e akumuluar në zonën e barkut
• 8 gota ujë
• 1 lugë çaji rrënje xhenxhefili i grimcuar (ose pluhur)
• 1 trangull të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
• limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
• 12 gjethe mente
Përbërësit e sipërpërmendur i përzieni në njëenë me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme.

Shpërndaje në: