McLaren me 18 modele të reja deri më 2025
Prodhuesi britanik është duke u përgatitur për një ofensivë prodhimi. Siç raportohet nga mediat britanike, McLaren njoftoi lansimin e 18 modeleve të reja deri në vitin 2025 si pjesë e një investimi prej 1.2 miliardë funtash.
Plani i ri i quajtur “Track25” është një zgjerim i planit aktual “Track22” të paraqitur në Gjenevë në vitin 2016.
Strategjia origjinale nuk përfshiu pasuesin e legjendave P1 Hyper Motors. Do të ketë një makinë hibride dhe nga McLaren njoftojnë se linja sportive do të elektrizohet para vitit 2025.
McLaren po punon aktualisht në zhvillimin e një baterie supermbushëse shumë efikase për automjete me performancë të lartë.
Kompania po punon shumë për zhvillimin e një hibridi plotësisht elektrik, të cilin drejtori ekzekutiv i McLaren, Mike Flevit dy vjet më parë tha, se do të ishte “makina sportive më emocionuese e bërë ndonjëherë”.
Bëhet fjalë për makinën me tri ulëse me emrin kodues BP23. Përveç kësaj, plani përfshin Serinë Sport – 570S, 570GT dhe 600LT dhe Super Series – 720S, të cilat do të elektrifikohen.
McLaren parashikon se kjo do të rrisë produktivitetin e kompanisë deri në 75%, me një objektiv prej 6.000 automjete në vit nga mesi i 2020. Të gjitha makinat do të prodhohen në një fabrikë në Woking.