Dieta e ananasit- më e mira për ditët e verës
Bëhet fjalë për një dietë të thjeshtë dhe njëkohësisht të shijshme që ndikon në tonifikim.
Merita e këtij fruti ekzotik është aftësia e tij për të kundërshtuar mbajtjen e ujit në inde.
Me fjalë të tjera, përveçse të ndihmon të biesh në peshë, kjo dietë është njëkohësisht edhe dezintoksifikuese.
Sipas “caffeinamagazine”, kjo dietë parashikon vetëm 1300 kalori në ditë, por ajo nuk mund të ndiqet për më shumë se tri ditë.
Gjatë kësaj kohe ajo do të ndikojë në rënien në peshë dhe uljen e barkut.
Gjatë këtyre ditëve duhet të merrni 2 kg ananas, 100 g peshk ton, si dhe fruta dhe perime.
Ndiqni regjimin tre ditor si më poshtë:
Mëngjesi: 150 g kos, ananas me feta dhe katër arra.
Mes shujtë: ananas në feta dhe katër bajame.
Dreka: 100 g ton me sallatë dhe ananas me feta.
Mes shujtë: ananas në feta dhe katër bajame
Darka: 150 g kos pa yndyrë, ananas me feta dhe katër arra.
Mes shujtë: ananas në feta dhe katër bajame