Studimet tregojnë se pse femrat kanë nevojë më shumë për gjumë se sa meshkujt
Nëse deri tani keni menduar se burrat kanë nevojë për më shumë gjumë, gaboni. Është truri i grave, ai që është më kompleks e kësisoj ka nevojë për më shumë kohë të pushojë.
Sipas Daily Mail gratë kanë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë!
Profesor Jim Horne, drejtor i Qendrës Kërkimore të Gjumit në Universitetin Loughborough dhe autor i ” Sleepfaring: A Journey Through The Science of Sleep”, thotë: “Një nga funksionet kryesore të gjumit është që të lejojë që truri të riparojë vetveten. Gjatë gjumit të thellë, cipa e trurit – pjesa përgjegjëse për kujtesën, mendimet, gjuha dhe kështu me radhë – shkëputet nga shqisat dhe ripërtërihet.”
Sa më shumë ta “përdorni” trurin tuaj gjatë ditës, aq më shumë do të ketë nevojë të pushojë. Pikërisht ky është dhe argumenti kyç i tezës së lartëpërmendur!
Gratë kanë tendencën të jenë “multitasking” pra të kryejnë disa detyra njëkohësisht, tipar jo karakteristik për meshkujt. Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe.
Një studim tjetër tregoi se gratë gjithashtu priren t’i vuajnë më shumë problemet shëndetësore që vijnë nga mungesa e gjumit apo cilësia e keqe e tij në krahasim me meshkujt.
Edward Suarez, një profesor i asociuar në departamentin e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes dhe autori kryesor i studimit, thotë:
“Ne kemi zbuluar se cilësia e dobët e gjumit është e lidhur ngushtë me nivelet e larta të shqetësimeve psikologjike dhe depresionit. Gratë që privojnë veten nga orët e plota të gjumit janë gjithashtu më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare. “