Eliminoni pikat e zeza në lëkurë me këto maska që mund t’i bëni në shtëpi

Eliminoni pikat e zeza në lëkurë me këto maska që mund t’i bëni në shtëpi

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa të bezdisshmet pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër.

Dhe për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të bënit çdo gjë dhe kur themi çdo gjë nuk mund të mos sjellim ndërmend shifrat e çmendura të kremërave të shtrenjtë apo seancat aspak efektive në qendra estetike.

Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie;

Maskë gërryese me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire.

Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.

Kosi përmban acid laktik, një substancë që pastron lëkurën dhe ndihmon në ribalancimin e pH-it të saj, kurse kafeja stimulon qarkullimin e gjakut.

Në një enë shtoni 1 lugë gjelle me kos dhe 2 lugë çaji me kafe të bluar. Përzieni të dy përbërësit dhe lërini të pushojnë për të paktën 5 minuta.

Më pas lani fytyrën me ujë të vakët dhe masazhojeni me lëvizje rrethore për 5-10 minuta. Lajeni me ujë të ftohtë dhe fshijeni me kujdes.

Tani do të kalojmë në fazën e dytë që është përgatitja dhe aplikimi i maskës.

Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Maska e mëposhtme është një ndër maskat më efektive për eleminimin e pikave të zeza, të cilën e rekomandojnë gjerësisht edhe estetistët.

Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni 2 të bardha veze. Acidi salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eleminojnë pikat e zeza.

Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Shpërndaje në: