Me këtë çaj mund ta mposhtni gripin
Pasi që stina e ftohjes dhe gripit po afron dhe të gjithë ne nganjëherë jemi me grip apo ftohemi, kemi menduar për një recetë që do tu ndihmonte të liroheni nga këto simptoma, kështu që sa herë të ndjeheni të sëmurë, ju e dini se si të shpëtoni nga kjo.
Nxehtësia dhe xhenxhefili ju ngrohin menjëherë, xhenxhefili dhe limoni ju pastrojnë sinuset, ndërsa xhenxhefili dhe mjalti, largojnë dhimbjet nga fyti juaj. Për përgatitjen e çajit nga xhenxhefili, limoni dhe mjalti ju duhet të veproni si më poshtë:
Përbërësit:
Një copë e vogël rrënjë xhenxhefili të freskët (nuk ka nevojë për qërim),
1 lugë gjelle lëng limoni i freskët i sapo shtrydhur,
1 lugë gjelle mjaltë, ose më shumë për më shumë shije.
Përgatitja:
Vendoseni xhenxhefilin në një enë me ujë për vlim, vlojeni atë për 3 minuta. Në ndërkohë, vendosni lëngun e limonit dhe mjaltin në një filxhan të madh. Shtoni çajin e xhenxhefilit në filxhan pas vlimit. Përzieni që të shkrini mjaltin, shijojeni, dhe shtoni më shumë mjaltë nëse dëshironi më shumë shije.
Koha e përgatitjes: 10 minuta. Sasia: Për një person.
Kënaquni! Për një stinë pa ftohje dhe grip.