Sa kohë duhet të prisni për të bërë dush pas lindjes me prerje cezariane
Pas lindjes higjena është shumë e rëndësishme të mbahet në mënyrën e duhur dhe në lidhje me këtë plaga e operacionit do të jetë një problem duke qënë se mund të infektohet nga kontakti me ujin dhe detergjentët larës.
Kur mund të bëjë dush nëna?
Zakonisht penjtë bien pas rreth 7-8 ditësh nga lindja dhe kjo do të konsiderohet edhe si koha më e sigurt për të bërë një dush.
Megjithatë ka nëna që fillojnë të bëjnë dush të plotë edhe pas 3-5 ditësh nga lindja duke qënë se ndihen gati.
Për të qënë më të sigurta në lidhje me momentin do të ishte mirë të merrnit edhe mendimin e mjekut para se të dilni nga spitali.