Eliminoni ‘strijat’ në mënyrë natyrale
Strijat janë shqetësimi i shumicës së femrave. Flitet e flitet vazhdimisht për to pa i dhënë asnjëherë një përgjigje përfundimtare përmirësimit të problemit.
Kremërat nuk janë asnjëherë zgjidhje por mund të ndihmojnë shumë. Të njëjtin efekt kanë edhe përzierjet me përbërës natyralë që bëni në shtëpi.
Si të veproni?
Një kuti mesatare mbusheni përgjysmë me vaj kokosi dhe gjysmën tjetër me xhel natyral aloe vera.
Hapni degën e aloes dhe mblidheni xhelin vetë. Përziejeni masën mirë dhe ruajeni në frigorifer.
Lyeni përditë pjesët problematike të trupit ku keni të çara të lëkurës. Pas tre muajsh do të vini re patjetër ndryshimin.
Strijat mund të mos zhduken përfundimisht por me siguri që lëkura juaj nuk do të duket më si përpara tre muajsh!