Dëmet që shkakton kosnumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë
Kur kupton që je shtatzënë duhet të heqësh dorë nga disa qejfe të vogla. Sigurisht që duhet të kujdesesh në maksimum që fëmija të rritet i shëndetshëm në bark për shkak se ndikon në vazhdimësinë e jetës së tij.
Nëse ka nëna shtatzënë që kanë qejf të konsumojnë pak alkool kur dalin me shoqërinë fundjavave, një studim i ri e ndalon kategorikisht.
Nëna pini sa më shumë lëngje frutash dhe hani shëndetshëm!
Një studim i zhvilluar së fundmi gjen prova të forta se konsumimi i një ose dy pijeve në javë do të dëmtonin fëmijën.
Ndërsa studime të tjera thonë se kjo gjë shkakton ankth kur ato janë shtatzënë dhe nuk është i nevojshëm për to.
Por, duhet apo jo që një grua shtatzënë të konsumojë alkool?
Dëshmi të shumta sugjerojnë se edhe pak alkool gjatë shtatzënisë rrit shanset për të pasur fëmijë të vogël në peshë dhe sigurisht që do të ketë dhe pasoja deri në lindje të parakohshme.
Shkencëtarët në “Universitetin e Bristolit” shqyrtuan të gjitha hulumtimet e bëra rreth kësaj teme që nga viti 1950.
Ata shihnin abortet, lindjet, madhësinë e bebes kur lind dhe vonesat afatgjata të zhvillimit, deficitin e sjelljes dhe të njohjes. Të gjitha këto i bënë ata të arrinin në përfundim se pirja e alkoolit në shtatzëni ishte një faktor ndikues i rëndësishëm.
Në vitin 2016 disa zyrtarë kryesorë të mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar ndryshuan udhëzimet dhe i këshilluan gratë shtatzëna për të shmangur alkoolin krejtësisht.
Edhe pse në sasi të vogla alkooli në shtatzëni mund të dëmtojë fëmijën tuaj. Ata paralajmëruan se alkooli shkakton dëme të mëdha si ankthi që nuk duhet të jetë tek një grua shtatzënë për shkak se ndikon drejtpërdrejt në gjendjen e bebes.
Gratë shtatzëna, në kohën që jetojmë janë të “bombarduara” me informacione shëndetësore, kjo për shkak të teknologjisë që çdo ditë dhe më shumë e mundëson këtë gjë. Por për fat të keq ka dhe rreziqet e veta nga shumëllojshmëria e mesazheve që vijnë e që mund të jenë dhe të gabuara dhe nuk i shmangim dot, për shkak të mosnjohjes së fushës.
Ndryshe nga mesazhi që jep duhanpirja që nuk është e këshillueshme edhe kur nuk je shtatzënë sepse ndikon negativisht për shëndetin, alkooli është në një tjetër shkallë.