Pesë ushtrime për të shmangur varjen e lëkurës rreth qafës
Thuhet e besohet se duart dhe qafa janë të parat që tregojnë vitet e një femre, pasi lëkura në këto zona plaket më shpejtë. E sikur të mos mjaftonte, kjo gjë përshpejtohet dhe nga mungesa e kujdesit.
Jemi të sigurtë që shumë femra harrojnë të aplikojnë produktet e bukurisë në lëkurën e qafës duke menduar se vetëm fytyra ka nevojë për to. Me kalimin e viteve ne pjesën e dekoltesë fillojnë të shfaqen rrudhat e para dhe e ashtuquajtura “qafa e dytë”.
Për të parandaluar këtë gjë, mjafton të ushtroheni për rreth 3 minuta në ditë.
Nuk do t’ju duhet të bëni as më shumë e as më pak se:
Ta ngrisni kokën lartë me buzët e mbledhura ( në formë puthjeje)
Të prekni hundën me gjuhë
Të ushtroni presion me dy grushta në pjesën e qafës
Të fusni buzët brenda
Të zgjasni përpara nofullën e poshtme
Mund t’ju duket e quditshme mirëpo në këtë mënyrë ju do të aktivizoni dhe tonifikoni muskujt e asaj pjese!