Kjo është mënyra e duhur për të forcuar thonjtë pasi të keni larguar xhelin dhe manikyrin

Kjo është mënyra e duhur për të forcuar thonjtë pasi të keni larguar xhelin dhe manikyrin

Xheli, akriliku apo tipsat mund të dëmtojnë thonjtë dhe estetistet rekomandojnë që të paktën një herë në tre muaj duhet t’i lini thonjtë të forcohen, për të mos u dëmtuar më shumë.

Nëse vazhdoni t’i bëni thonjtë çdo muaj, këta të fundit do të dobësohen , do të petëzohen e do të thyhen.

Kjo është mënyra më e mirë për tu kujdesur për thonjtë pasi ta keni hequr manikyrin.

Një herë në kaq kohë duhet të zëvendësoni limën me prerësen e thonjve!

Prijini thonjtë shkurt pasi në këtë mënyrë do të rriten më të fortë!

Masazhoni kutikulat dhe thonjtë me vaj ulliri dhe limon dhe më pas lyejini duart me krem. Kremi do të krijojë një barrierë në mënyrë që yndyra e vajit të përthithet plotësisht nga lëkura e thonjtë e të mos fshihet.

Mos bëni gabimin të prisni kutikulat pasi mund të bëhen burim infeksioni!

Gjatë ditëve që thonjtë nuk i keni me xhel, mund t’i lyeni me një forcues thonjsh.

Shpërndaje në: