Si t’i ktheni copëzat e xhamit në një kornizë (Foto)

Si t’i ktheni copëzat e xhamit në një kornizë (Foto)

Ju është thyer ndonjë pasqyrë? Mos e vrisni mendjen, mos e shihni si 7 vjet ters sepse mund të krijoni gjëra shumë të bukura me copëzat e një xhami apo pasqyre të thyer, dhe njëra prej tyre është një kornizë fotografie.

Me një material të fortë krijoni strukturën e një kornize katrore dhe me kujdes me një ngjitës të fortë ngjisni copëzat e xhamit në skajet e kornizës.

Krijoni një vijë me një laps që mos t’i shpërndani shumë pasqyrat dhe me rregull ju do të krijoni lehtësisht një kornizë mjaft të veçantë. Pasi të jetë tharë ngjitësi dhe pasqyrat  të mos lëvizin ngjisni fotografinë tuaj të dashur në të dhe mund ta vendosni ku të dëshironi.

Kini kujdes pasi keni të bëni me copëza xhami ndaj mbani larg fëmijët dhe ju gjithashtu kini kujdes mos çaheni.

Shpërndaje në: