Ky është vaji i ‘bukurisë’ që duhet ta përdorni patjetër!
Lufton plakjen e lëkurës dhe e mbron atë. Ndoshta pak e dinë që vaji i bajameve është ideal edhe për flokë të dobët, nxit rritjen e tyre të shpejtë, u jep shkëlqim dhe gjallëri.
Vaji Natyral i Bajameve të ëmbla përmban: Energji, Proteinë, Vitaminë A, Thiamine (vit. B1), Riboflavin (vit. B2), Niacin (vit. B3) Pantothenic acid (Vit B5) Vitamin B6, Folate (vit. B9) , Vitamin E , Calcium, Hekur, Magnez, Manganese Potassium, Sodium, Zinc.
Të pish 100 gr vaj bajamesh në ditë merr Vitaminat e duhura për energji dhe mbarëvajtje të organizmit. Gjithashtu, është vaji më i njohur në mënyrë tradicionale e shkencore për përdorimin e tij në kozmetikë.
Cilat janë të mirat e vajit të bajameve?
Vlerësohet kaq shumë sepse ka cilësi të përsosura zbutëse, ëmbëltuese, ushqyese e qetësuese, si për lëkurën e të rriturve ashtu edhe për atë të fëmijëve, madje edhe për të porsalindurit. (Vetëm kujdes, vaji i bajameve duhet të jetë 100% natyral dhe i shtrydhur me sistemin e ftohtë, d.m.th. pa kimikate dhe pa nxehje!)
Rekomandohet në të gjitha rastet me lëkurë të thatë e të pa hidratuar, në lëkurë të yndyrshme, në raste me kruarje (kundër lisë, skuqjes dhe ekzemës). Nuk shkakton hipersensibilizim dhe irritim të lëkurës.
Rekomandohet për fytyrën, veçanërisht pas maskave pastruese sepse mbyll poret dhe e mban lëkuren të tonifikuar.
Ka efekt shumë të mirë veçanërisht kundër shenjave të lëkurës (strijave nga dobësimi ose lindjet): gratë shtatzëna duhet ta përdorin gjashtë muajt e fundit të shtatzënisë (për të masazhuar zonën e barkut), deri pas lindjes. Këshillohet të përdoret duke masazhuar edhe gjoksin, vithet dhe kofshët që në muajin e tretë të shtatzënisë.
Vaji i bajameve përdoret edhe në shumë kremra dhe në disa lloje qumështi e maska bukurie.