Eleminoni rrathët e zinj poshtë syve me këta përbërës natyralë!
Ekspozimi i vazhdueshëm para kompjuterit ose celularit, pagjumësia, regjimi i varfër ushqimor, ndotja mjedisore dhe përdorimi i produkteve të pacertifikuara të make up-it që janë të mbingarkuara me kimikate, janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj dhe qeskave poshtë syve.
Me siguri askujt nuk i pëlqen të zgjohet në mëngjes apo të shohë veten në pasqyrë gjatë ditës dhe të vërejë praninë e tyre poshtë syve. Megjithatë nuk keni pse të shqetësoheni sepse ato nuk janë të përhershme dhe fare lehtë mund të zhduken nga sytë tuaj duke i kthyer fytyrës suaj gjallërinë e munguar.
Ekzistojnë disa metoda mjaft efikase të cilat mund t’i provoni në kushtë shtëpie dhe të arrini rezultatet që dëshironi.
Maskë me avokado: Maskat me bazë avokadoje jo vetëm që eleminojnë rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve, por ushqejnë dhe hidratojnë gjithashtu këtë pjesë delikate të fytyrës falë përmbajtjes së tyre në vitaminë E dhe acide yndyrore Omega-3.
Veprimi rigjenerues i këtyre dy përbërësve forcohet akoma dhe më shumë në bashkëveprim me vajin e bajameve të ëmbla.
Receta;
Merrni një gjysmë avokadoje të pjekur mirë dhe shtypeni derisa të formohet një masë pureje, të cilës duhet t’i shtoni 4-5 pika vaj bajamesh.
Masën përhapeni në zonën ku keni rrathë të zinj, por edhe në gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
Lani fytyrën në fund me ujë të ftohtë dhe pushoni.
Maskë me shafran Indie: Kurkuma ose e quajtur ndryshe shafrani i Indisë është një ndër erëzat më të përdorura në kuzhinën e Lindjes së Mesme, mirëpo studimet e shumta kanë provuar se kjo bimë barishtore me ngjyrë të verdhë në portokalli, që i përket të njëjtës familje të xhenxhefilit, ka një rëndësi jetike në kujdesin ndaj lëkurës.
Kjo është edhe aryseja kryesore pse industria e kozmetikës i është rikthyer përdorimit të saj në kremëra apo maska të ndryshme.
Kurkumina, enzima aktive e shafranit, ka veti antiinflamatore në lëkurë.
Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e qelizave në epidermë, dhe jo vetëm. Shafrani i Indisë frenon veprimin e radikaleve të lira në lëkurë dhe e mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit.
Receta;
Në një enë bashkoni 1 lugë çaji kurkumë (shafran Indie), 2 lugë gjelle qumësht dhe pak mjaltë.
Bashkoni përbërësit derisa masa të bëhet kremoze dhe aplikojeni mbi lëkurë për 20 minuta.