Tri metoda për ta larguar çamçakëzin e ngjitur në rrobat tuaja!

Tri metoda për ta larguar çamçakëzin e ngjitur në rrobat tuaja!

Sa herë që përmendet fjala çamçakëz, nuk mund të mos mendoni për shijen e mirë të tij, por pakujdesia, ndonjë ngatërresë e momentit apo dhe shakatë, mund të kthehen në makthin e momentit duke bërë që çamçakëzi t’iu ngjitet në rrobat tuaja të preferuara.

Qetësohuni, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi truket e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të hiqni çamçakëzin brenda pak minutash duke mos e dëmtuar copën e rrobës.

Duke përdorur teknikën e ngrohjes:

Ngrohni fillimisht njollën e çamçakëzit me tharëse flokësh derisa ajo të shkrijë plotësisht. Më pas kalojini sipër me hekur rrobash dhe në fund hiqeni me ndihmën e një thike ose të çfarëdo lloj objekti me majë të mprehtë.

Me lëng limoni dhe uthull molle:

Kjo është një teknikë e zbuluar së fundi në një video në youtube, por ka rezultuar shumë e suksesshme. Merrni lëng limoni të freskët ose uthulle molle dhe lageni plotësisht vendin ku keni çamçakëz. Lëreni të veprojë për të paktën 1 orë dhe më pas me ndihmën e një thike hiqeni atë duke patur kujdes gishtat dhe materialin e veshjes. Në fund, lajeni me ujë të ftohtë.

Duke përdorur teknikën e ngrirjes

Merrni një kub akulli dhe vendoseni sipër çamçakëzit për disa minuta, në momentin që shihni se çamçakëzi është ngrirë, largojeni atë me ndihmën e një objekti të mprehtë, mirëpo me shumë kujdes!/periskopi.com

Shpërndaje në: