Buzë të trasha pa ndërhyrje, përcillni këta hapa!
Nëse doni të keni buzë të trasha dhe të plota, nuk duhet që domosdoshmërisht t’iu nënshtroheni ndërhyrjeve të dhimbshme. Format e trasha të buzëve mund t’i arrini edhe në mënyrë natyrale dhe e gjithë kjo vetëm përmes grimit, transmeton periskopi.
Ne ju prezentojmë më poshtë 6 hapa për të arritur deri tek format e dëshiruara!
Gjashtë hapa për buzë të bukura dhe natyrale;
1) Vini një bazë transparente në buzë për të bërë të mundur që buzëkuqi të fiksohet mirë.
2) Mbuloni konturën e buzëve më një korrektor ngjyrë lëkure, duke u kujdesur që të përhapet mirë dhe të sigurohet një shtresë e hollë kompakte. Në këtë mënyrë do të fshihni linjën natyrore të buzës tuaj.
3) Për t’i bërë të duken më të mëdha zgjidhni një laps që nuk është as shumë i butë, as shumë i ashpër. Duhet të zgjidhni një ngjyrë pak më të errët se buzët tuaja (mund të përdoren më shumë ngjyra vetëm se nuk duhet të jenë shumë të ndezura).
Duke vijëzuar me një laps mbi linjën natyrale të buzëve (1mm deri 1.5 mm është pika e duhur për të vijëzuar) mund të rikrijoni formën e buzëve që dëshironi.
4) Më pas mbuloni me laps të gjithë buzën nga pjesa e jashtme deri në pjesën e brendshme të buzës.
5) Me një penel përhapni buzëkuqin i cili duhet të jetë mat dhe me të njëjtën nuancë (ose të afërt) me lapsin.
6) Për të patur një efekt më voluminoz mund të përdorni dhe një buzëkuq më të errët në pjesën e jashtme ndërsa më të hapur në pjesën qendrore.
Sekret: Nuk mbaron këtu. Duhet të rikrijoni një linjë të qartë në buzët më të mëdha në pjesën e jashtme dhe të brendshme.