Truri ndryshon gjatë shtatzanisë- Ja çfarë thonë shkencëtarët!
Ka shumë për të menduar kur jeni shtatzënë. Ardhja në jetë e një fëmije, do të ndryshojë jetën kryekëput dhe për këtë moment duhet të jeni të përgatitur!
Vetëm ka diçka!! Gjatë kësaj periudhe nuk do të mendoni, siç do të bënit nëse s’do të ishit shtatzënë.
Truri gjatë kësaj periudhe ndryshon dhe gratë përjetojnë atë që quhet “Momnesia “.
Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni. Dr Sherry A. Ross, gjinekologe, dhe autore e “The Definitive Guide to Women’s Intimate Health Period”, shpjegon se hormonet e estrogjenit, progesteronit dhe oksitocinës që ndikojnë në tru gjatë shtatëzanisë janë përgjegjës për “momnesën”.
Midis mungesës së gjumit, përgjegjësisë së re dhe shumë-detyrave, të tilla përjetime mund t’i ndjeni edhe pas lindjes.
Sipas një studimi kryer së fundmi dhe publikuar në revisten shkencore “Nature Neurosciense”, përgjatë kësaj periudhe struktura e trurit ndryshon.
Sipas Cosmopolitan, hulumtuesit holandezë dhe spanjollë kishin verejtur ndryshime në strukturën e trurit të nënave të reja.
Këto të fundit zgjasnin deri në dy vite pasi nënat i kishin dhëne jetë një fëmije.
Pas skanimit te trurit të 25 nënave dhe 20 femrave pa fëmijë rezultoi se materia gri kishte një diferencë të dallueshme mes dy grupeve te lartëpërmendura duke qene me e reduktuar tek nenat.