Gjërat që duhet t’i dini para se të depiloheni me dyll!
Nëse prej vitesh keni hequr qimet pubike me brisk, atëherë këto të fundit janë ashpërsuar, rriten disa rrënjë njëherësh dhe ngjyra është e errët. Megjithatë nëse filloni t’i depiloni me dyll, qimet rriten më të buta e dalin më rrallë.
Ndoshta duhet të filloni që këtë verë, por së pari duhet të dini këto gjëra:
Gjatësia e qimeve
Qimet duhet të jenë të paktën 25 milimetra të gjata në mënyrë që t’i kapë dylli.
Koha e depilimit
Koha e depilimit ka rëndësi. Mos e lini takimin tuaj tre ditë para apo pas periodave, sepse lëkura është shumë e ndjeshme.
Eksfolijimi
Eksfoljoni lëkurën dhe bëni një dush të ngrohtë që të happen poret. Në këtë mënyrë qimet do të hiqen më lehtë.
Mos u depiloni nëse keni konsumuar alkool
Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme ndaj dhimbjes.
Shmangni aktivitetin seksual
E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten. Shmangni aktivitetin seksual apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet. E njëjta gjë vlen edhe në rast se shkoni në plazh apo në pishina. Duhet të prisni të paktën një ditë para se të ekspozoheni në këto vende.