Rëndësia e tonerit të fytyrës, mësoni se pse duhet ta përdorni pas çdo larje të fytyrës!
Rutina e kujdesit të lëkurës në mbrëmje është pak a shumë e tillë: pastroni makeup-in, lani fytyrën dhe aplikoni kremin hidratant dhe luteni para pasqyrës që të mos i’u dalë ndonjë puçërr.
Megjithatë dermatologët pohojnë se fare mirë hapin e fundit (lutjen) mund ta zëvendësoni me tonikun dhe të siguroheni që do të zgjoheni me lëkurën si të mëndafshtë pa asnjë puçërr.
Çfarë bën uji tonik për lëkurën tuaj?
Në thelb, edhe pas larjes së fytyrës, pluhuri dhe papastërtitë e tjera (si ndotja) mund të “ngjiten” pas lëkurës suaj dhe të bllokojnë poret.
Duke përdorur një toner, ju mund të pastroni çdo papastërti, riktheni balancin e pH së lëkurës suaj, duke e bërë më të lehtë për të absorbuar serumin apo kremin.
Kur duhet ta përdorni ujin tonik?
Toneri është hapi i fundit në procesin e pastrimit, dhe hapi përgatitor para hidratimit. Megjithatë përdorimi i këtij të fundit varet nga lloji i lëkurës.
Ato me lëkurë të yndyrshme duhet ta aplikojnë ujin tonik me ndihmën e një pambuku, ndërkohë lëkurat normale duhet ta hedhin në dorë dhe ta spërkasin butësisht në lëkurë.
Nëse keni lëkurë të thatë ose normale, kërkoni një toner me trëndafil ose kamomil, i cili hidraton dhe zbut, njëkohësisht lëkurën.
Nëse keni lëkurë mikse apo të yndryshme provoni formulën e vajit të pemës së çajit që është antibakterial dhe than lëkurën.