Vishni fustanin e njëjtë në mbrëmje dhe gjatë ditës, bëjeni dallimin me këto detaje! (FOTO)
Ideale për rastet e veçanta si një mbrëmje elegante apo ceremoni, mirëpo fustanet e gjata janë tepër komode edhe për pjesën e parë të ditës!
Garderoba e çdo femre do të dukej e zbrazët nëse në të do të mungonte një fustan i gjatë. Është e vetmja veshje e cila në varësi të materialit apo dizajnit do t’ju bënte të ndiheshit si një yll Hollyëood-i ose një fashioniste me stilin e rrugës.
Të thjeshtë apo të zbukuruar me aksesorë e gurë të çmuar, një ngjyrësh apo jo, prej pambuku, mëndafshi, këto fustane mund të kombinohen lehtësisht me çdo veshje tjetër.
Një xhaketë xhins e shndërron fustanin në një veshje me casual, të cilin mund ta vishni gjatë ditës, ndërsa një palë taka-ideale për një mbrëmje.
Sandalet do të dukeshit me mjaft stil në një qytet bregdetar.
Fotot e mëposhtme përbledhin disa ide se si mund t’i veshni këto fustane gjatë ditës dhe në mbrëmje;