Higjiena intime pas lindjes- Të gjitha gjërat që një nënë duhet t’i dijë
Pas ardhjes në jetë të fëmijës për tu ndjerë sa më rehat, jo vetëm shtëpia duhet të jetë e pastër, por edhe higjena intime e nënës ka nevojë për përkujdesje të veçantë.
Periudha pas lindjes është një fazë delikate për intimitetin e grave ku rreziku i infeksioneve është më i madh. Ndryshimet vaginale për shkak të ndryshimeve hormonale mund të nxisin shfaqjen e infeksioneve, kruajtje dhe djegie.
Pa harruar edhe erërat e këqija të cilat krijojnë shqetësime.
Për këto arsye, edhe në qoftë se shtatzënia dhe lindja kanë ndodhur në një mënyrë të natyrshme, fiziologjike, është e domosdoshme për ta trajtuar me kujdes këtë zonë intime.
Përdorni produkte me PH të butë dhe me përbërës antibakterial. Këto produkte ju ndihmojnë për të lehtësuar problemet e mundshme që lindin në këtë periudhë.
Është e rëndësishme të largoni të gjithë lagështirën e cila mund të favorizojë përhapjen e baktereve të dëmshme. Kjo gjë duhet bërë me shumë kujdes, vetëm duke tamponuar, duke përdorur një copë shumë të butë dhe shumë të pastër. Nuk duhet të përdorni pudër pasi mund të shkaktoni ndonjë irritim.
E lejoni zonën intime të ajroset mire. Është e rëndësishme të përdorni veshje intime me fibra natyrale, të cilat duhet të ndërrohen shumë shpesh dhe duhet të lahen me sapun organik, duke evituar përdorimin e detergjentëve kimikë të cilët mund të rezultojnë shumë agresiv për lëkurën.