Harroni telat e enëve, kjo është mënyra e duhur për t’i pastruar tenxheret e djegura!
Kuzhina është vendi më i dashur i shtëpisë, ku shpeshherë i gëzoheni ushqimit të mirë dhe bisedës së këndshme me miqtë e familjarët.
Por, nuk do të thonit të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për pastrimin e enëve, aq më tepër kur janë të djegura. Pakujdesia, nxitimi, apo telenovelat që na e marrin mendjen të gjithëve bëhen shpeshherë burim për ndonjë incident të vogël në kuzhinë, ku përveç ushqimit të çuar dëm dhe aromës së keqe duhet të mendoni edhe për pastrimin e tiganëve dhe tenxhereve të djegura.
Në qoftë se kontrolloni me vëmendje dollapin ku mbani larësit dhe aksesorët e tjerë do të gjeni me patjetër edhe telat e famshëm të enëve, të fortë dhe të butë, që nuk janë aspak zgjidhje e mirë sidomos për pastrimin e enëve me material guri ose porcelani.
Ne kemi zgjidhjen e duhur për ju, për të cilën e keni aq shumë nevojë.
PËRGATITJA: hudhni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë. Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht në temperaturë të ulët, më pas rrisni temeperaturën deri në vlim për 30 minuta.
Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë. Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit. Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës.
Do të habiteni me rezultatin, për më tepër ndiqni videon;