Këto janë përfitimet nga konsumimi i patates

Këto janë përfitimet nga konsumimi i patates

Patatet në dukje të “pafajshme” mund të ushqejnë krizën e mbipeshës. Një dokumentar i ri i BBC synon të zbulojë ushqimet e rënda të karbohidrateve.

Ekspertët që marrin pjesë në program kanë zbuluar se ka gati 90g sheqer në një patate të vetme të pjekur – është ekuivalente me 19 kube sheqeri.

Ushqimet si bukë dhe makarona përmbajnë gjithashtu shumë sheqer, sepse trupat tanë kthejnë karbohidratet në glukozë.

Gjetjet kanë bërë që shkencëtarët të arrijnë në përfundimin se karbohidratet mund të nxisin normat e mbipeshës në Britani të Madhe.

“Pamja mund të jetë mashtrim’, tha eksperti Alison Barnes për BBC.

“Vetëm për shkak se një ushqim nuk duket i ëmbël, kjo nuk do të thotë se nuk do të lëshojë shumë sheqer në gjakun tuaj, transmeton Alsat M.

“Kur hani një artikull ushqimor, si një patate të zier, trupi juaj thyen niseshten në sheqer, që barazohet me 19 kube sheqeri” Një dokumentar i BBC One, shpjegon se në çfarë mënyre karbohidratet mund të kontribuojnë në fryrjen e barkut.

Shpërndaje në: