Të mirat e vajit të karrotës- Pse duhet ta përdorim patjetër gjatë verës?!

Të mirat e vajit të karrotës- Pse duhet ta përdorim patjetër gjatë verës?!

Gjatë stinës së verës duhet të kemi kujdes të veçantë për lëkurën. Temperaturat e larta ndikojnë negativisht duke dehidruar lëkurën por jo vetëm kaq.

Rrezet ultraviolet që depërtojnë direkt në lëkurë janë shumë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë shenja, djegie, plakje të parakohshme madje dhe kancer në lëkurë, transmeton periskopi.

Konsumimi i lëngjeve në veçanti i ujit është i domosdoshëm gjatë ditëve të nxehta. 2,5 litra në ditë rekomandohen në kushte normale mirëpo kur temperaturat janë të larta ky numër duhet të rritet edhe më shumë, deri në 3 litra në ditë.

Përveq konsumimit të ujit, duhet të kujdesemi për lëkurën edhe përmes vajrave të ndryshme që parandalojnë djegien, shenjat, plakjen dhe dëmet tjera që dielli di të shkaktoj.

Por cilat janë këto vajra pasi ne shpesh herë bëjmë zgjedhjen e gabuar?!

Tanita Axhanela, terapiste e ushqimit na tregon se cilat vajra duhet t’i përdorim gjatë kësaj stine;

Tanita Axhanela- Terapiste e ushqimit

 

Ajo thotë se përveç vajit të ullirit i cili është tashmë i njohur për masën dhe përdoret shumë, ne duhet të fillojmë të përdorim edhe vajëra të tjerë që janë shumë të pasur me vitamina dhe minerale siç është vaji i kokosit, vaji i bajameve dhe vaji i karrotës.

Sipas saj vaji i karrotës është një nga vajrat më të mirë i cili ka veti antioksiduese dhe përbëhet nga vitaminat A, C dhe E, ky vaj rigjeneron dhe mbron lëkurën ndaj rrezeve të diellit.

Axhanela thotë se përveç që ka efekte pozitive në lëkurë, vaji i karrotës ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene dhe infeksioneve të ndryshme.

Ky vaj shërben si stimulues i metabolizmit, hormoneve dhe enzimave, detoksifikon mëlqinë dhe veshkëve, në disa raste përdoret edhe kundër dhimbjeve muskulore.

Ndërsa për ju që doni t’i rrisni flokët dhe të keni volum, duhet ta provoni patjetër këtë vaj!/periskopi.com

Shpërndaje në: