Tartë me domate, gjizë dhe qepë të reja!- Recetë ideale për verë
Nuk mund të ketë receta më të shijshme për këtë sezon, se tartat e kripura me pak kalori e shije të freskët. Është e përshtatshme për t’u ngrënë e ftohtë, në vakte të ndryshme, gjatë ditës.
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
Për brumin:
● 200 g miell ● 2-3 lugë ujë ● 60g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 80g Pesto Genovese e përgatitur në shtëpi ose e gatshme.
Për mbushjen:
● 300 g domate qershiza ● 250 g rikota ose gjizë e cilësisë së mirë ● 1 grusht fara pishe të pjekura në tigan pa vaj për pak minuta ● rozmarinë, kripë, piper.
Përgatitja:
1.Në një tas ose në mikser përziejmë miellin me gjalpin të prerë në kubikë, peston dhe 2-3 lugë ujë. I përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen.
E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
2.Ndezim furrën në 180°C.
3.Hapim brumin me petës me trashësi 5mm afërsisht. E vëmë petën në tavën e lyer më parë me pak vaj ulliri dhe miell.
E shpojmë bazën e petës me pirun që ajo të mos fryhet gjatë pjekjes. E pjekim në furrë për 30/35 minuta, afërsisht.
4.Kur baza e pjekur të jetë ftohur plotësisht, e mbushim me rikotën, të cilën e kemi përzier paraprakisht me vaj ulliri, kripë e piper. Vendosim sipër domatet e prera në copa të vogla, fara pishe dhe rozmarinë të freskët.