Niseni ditën plot energji me këtë smoothie
Jeta dinamike dhe angazhimet e shumta bëjnë që të mos kemi kohë të ushqehemi si duhet.
Kujdes të veçantë duhet t’i kushtojmë mëngjesit pasi është vakti më i rëndësishëm, transmeton periskopi.
Nëse nuk keni kohë dhe doni diçka të shpejtë por të shëndetshme ne kemi një recetë për ju!
Përbërësit:
- 1 banane
- 1 kajsi
- 1 filxhan çaj kos
- disa kube akulli
Përgatitja: Grijmë në mikser bananen, kajsinë, kosin dhe akullin derisa të përftojmë një masë homogjene.
E shërbejmë në gotë.