Temperatura e ulët tek fëmijët më e rrezikshme se e larta!- Ja çfarë duhet të bëjnë prindërit
Me homeostazë nënkuptojmë aftësinë e trupit të njeriut për të mbajtur temperaturën në vlerat normale. Nëse ajo do të jetë shumë e lartë apo e ulët kjo nënkupton se kemi të bëjmë me një problem.
Nëse temperatura e fëmijës do të ulet nën vlerat normale, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku, kjo për të kuptuar edhe arsyen përse ka ndodhur.
Kur duhet ta konsiderojmë temperaturën e fëmijës normale?
Ajo konsiderohet normale deri në 37 gradë, megjithatë mund të lëvizë edhe me 0.5 gradë në varësi të aktivitetit që fëmija është duke bërë.
Si duhet ta interpretojmë temperaturën e ulët tek fëmija?
Ajo mund të tregojë gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe shpesh mund të “fshehë” një problem nga i cili fëmija mund të jetë duke vuajtur.
Ndër këto probleme mund të marrim në konsideratë:
• Një grip, rrufë, infeksion, reagim ndaj një medikamenti që i është dhënë për uljen e temperaturës së lartë;
• Problemet neurologjike, sidomos nëse ajo ulet vazhdimisht gjatë natës dhe nën 35 gradë;
• Defiçencë, që mund të jenë në jod, hekur etj.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
Duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet temperaturë më të ulët se 35 gradë. Kjo mund të shkaktojë problem serioze në organe. Mjeku mund të dyshojë edhe për nje infeksion të mundshëm dhe për pasojë mund të kërkojë kryerjen e analizave.
Si duhet ta trajtojmë temperaturën e ulët tek fëmija?
• Duhet të ndryshoni dietën e fëmijës. Ai ka nevojë për ushqime të shëndetshme dhe me yndyrë të plotë.
• Duhet t’i ngrohni rrobat dhe më pas t’ja vishni. I vishni gjithashtu edhe veshje prej leshi.
• Shkoni menjëherë tek mjeku. Ai do të ketë si qëllim kryesor normalizimin e saj dhe më pas do të kryejë testet e nevojshme për të kuptuar shkaqet.