Si dhe kur ta pastroni akullin nga frigoriferi?!

Si dhe kur ta pastroni akullin nga frigoriferi?!

Gjatë verës, kur akoma ditët janë plot dritë dhe të gjata, ka diçka që mund të bësh për frigoriferin tënd: ta shkrish dhe ta pastrosh.

Kur duhet shkrirë ?
Nëse nuk keni një opsion kunder ngrirjes, akulli mund të shndërrohet në një armik për t’u luftuar që me kalimin e kohës mund të provokojë problematika teknike dhe një konsum më të madh energjie.

Nëse ky është rasti yt atëherë duhet të shkrish frigoriferin tënd të paktën tre herë në vit, mundësisht gjatë ndërrimit të stinës.

Cilat janë fazat ?
Hiq nga frigoriferi të gjitha ushqimet; hidh ushqimet e skaduara, vendosi në një termos ushqimet që akoma mund t’i përdorësh.

Fike frigoriferin duke hequr spinën dhe vendos disa peceta të thata përtokë, ose një legën.

Prit rreth një orë, deri sa akulli të shkrihet totalisht.

Thaj me peceta ujin që është formuar, ndërkohë nëse akulli nuk është shkrirë i gjithi mund ta largosh më një spatul.

Hiq raftet dhe gjithë aksesorët e frigoriferit dhe laji në lavaman me ujë të ngrohtë.

Pastro frigoriferin nga brenda me ujë të ngrohtë, sodë buke dhe uthull.

Ndiz frigoriferin dhe vendos përsëri ushqimet e mira.

Gjërat që nuk duhen bërë;

Për të përshpejtuar shkrirjen e akullit mos përdorni produkte kimike, sepse mund të shkrijnë pjesët e plastikës dhe të jenë gjithashtu të dëmshme për shëndetin.

Gjithashtu keni parasysh të mos përdorni objekte me majë si thika ose gërshërë, sepse ka pajisje specifike për këtë punë.

Mos përdorni tharëse flokësh, nuk është e sigurtë.

Keni parasysh që mbasi ta keni pastruar frigoriferin, duhet ta ndezni në një temperaturë më të lartë.

Mbas rreth një ore mund të ktheni temperaturën e zakonshme.

Shpërndaje në: