Si ndikon cikli menstrual në jetëgjatësinë e femrave?!

Si ndikon cikli menstrual në jetëgjatësinë e femrave?!

Një studim i ri ka zbuluar se sa më të vonuar të jenë cikli menstrual dhe menopauza, aq më shumë shanse kanë femrat që të arrijnë moshën 90 vjeç. Sa më shpejt të hyjë një femër në menopauzë, aq më shpejt fillon të plaket trupi dhe rritet rreziku për vdekje të parakohshme.

Ekipi i shkencëtarëve përdorën të dhënat e mbledhura nga mbi 16 mijë pjesëmarrëse në Nismën e Shëndetit të Gruas, të nisur mes viteve 1993-1998 dhe që ka vazhduar deri në gusht 2014.

Tek femrat që kishin lindur para shtatorit të vitit 1924, 55% e tyre kishin jetuar më shumë se 90 vjeç, kur analizuan të dhënat, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se femrat që janë mbi 12 vjeç kur u vjen cikli menstrual, kanë 9% më shumë shanse që të arrijnë moshën 90 vjeç, krahasuar me femrat e tjera me cikël menstrual më të hershëm.

Gjithashtu, femrat që janë të paktën 50 vjeç kur u ndalen menstruacionet, kanë 20% më shumë shanse të arrijnë moshën 90% krahasuar me femrat e tjera që hyjnë në menopauzë para moshës 50 vjeç.

Shkencëtarët nuk kanë akoma një shpjegim shkencorë në lidhje me ndikimin e faktorëve riprodhues tek jetëgjatësia. Sipas autores kryesore të studimit, Aladdin Shadyab, nga Shkolla Mjekësore San Diego në Universitetin e Kalifornisë, mund të jenë gjenet ato që ndikojnë si tek fillimi i ciklit menstrual dhe menopauzës, ashtu edhe tek jetëgjatësia e një femre.

Shpërndaje në: