Test negativ?!- Mirëpo prapë mund të jeni shtatzënë, ja pse ndodhë kjo!
U ka ndodhur të keni një vonesë të ciklit, por rezultati i testit të shtatzënisë të jetë negativ dhe rastësisht pasi testi të ketë rezultuar negativ të zbuloni që brenda jush është ngjizur një jetë e re?
Edhe pse mund të keni kohë që e prisni një shtatzëni, mund të ndodhë që testi të rezultojë negativ dhe diçka e tillë mund të jetë një zhgënjim i madh.
Por a është e mundur që ai të rezultojë gabimisht negativ?
Në përgjithësi këshillohet që testi të kryhet në mëngjes pasi përqendrimi i hormonit beta HCG të jetë më i madh dhe për pasojë rezultati të jetë më i saktë.
Momenti kur duhet të kryhet testi mund të jetë 4 ditë para ciklit nëse gruaja ka një cikël të rregullt, ndërsa nëse ka një cikël jo të rregullt të priten disa ditë pas marrëdhënieve.
Pse mund të rezultojë testi negativ edhe nëse ju jeni shtatzënë?
Zakonisht testi fals negativ rezulton nëse është kryer shumë shpejt, pra jo në momentin e duhur, dhe për pasojë ai nuk është në gjendje të “provojë” praninë e hormonit të shtatzënisë në urinë.
Gjithashtu një tjetër arsye mund të jetë edhe një ovulim që mund të ketë ndodhur me vonesë dhe për këtë arsye këshillohet që gruaja ta përsërisë atë disa ditë pas mungesës së ciklit.
Kur duhet të lexojmë rezultatin?
Rezultati i testit del pas 5 minutash. Ai nuk duhet të interpretohet pas disa orësh kjo pasi mund të ndryshojë duke shprehur një rezultat jo të saktë. Megjithatë nëse ndodh diçka e tillë duhet të përsërisni testin.