Nuk do ta besoni sa shpejtë do t’ju rriten flokët nëse i përmbaheni këtyre rregullave!
Kur kriheni dhe në krehërin e flokëve shihni më shumë fije të këputura, a duhet të shqetësohemi? Përgjigjja është, “Jo domosdoshmërisht”.
Në periudha të caktuara, ndryshimet hormonale, stresi dhe problemet shëndetësore ndikojnë në shëndetin e flokëve, duke i bërë këta të fundit më të hollë dhe të prirur për t’u këputur dhe djegur. Megjithatë kjo gjë nuk duhet të zgjasë për shumë kohë dhe gjatë kësaj periudhe ju duhet të nxisni daljen e flokëve të rinj.
Se si mund ta arrini këtë gjë, atë do e mësoni më poshtë.
Masazhimi
Sipas Medical News Today, masazhimi i skalpit nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë e kokës tuaj. Folikulat do të furnizohen me oksigjenin dhe flokët e rinj do të rriten më shpejtë.
Merrni në konsideratë shtojcat e vitaminave
Ndonjëherë rënia e flokëve ka si shkak kryesor mungesën e vitaminave, ndaj rekomandohet marrjen e shtesave të hekurit, zinkut dhe omega-6.
Proteina
Mungesa e proteinave mund të jetë gjithashtu një arsye, përse flokët ju “bien me grushte” dhe nuk ju dalin flokë të rinj.
Rrisni sasinë e proteinave bimore dhe atyre shtazore në dietë në mënyrë që të mos keni probleme të tilla
Qumështi i kokosit stimulon rritjen e kolagjenit dhe flokëve.
Përdorni qumështin e freskët nga kokosit dhe shtrydhni pak lëng limoni dhe 4 pika vaj livande. Masazhojeni këtë në kokën tuaj dhe lëreni për katër ose pesë orë ashtu para se ta shpëlani.
Xhel Aloe Vera.
Xheli aloe vera mund të përdoret për të ndihmuar në trajtimin e humbjes së flokëve. Kombinon 2 vezë, shtoni 1/4 gotës aloe xhel, 2 lugë vaj kokosi dhe 6 pika vaj rozmarinë.
Aplikojeni këtë në flokë të lagur dhe lëreni në flokët tuaj për 15 deri në 30 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.
Bëni këtë një herë në javë.